Avioni u zhduk nga radarët, publikohet mesazhi dramatik i futbollistit

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 11:35 | Futboll

Fati i Emiliano Sala vazhdon të mbajë në ankth botën e futbollit. Aeroplani i vogël, me të cilin sulmuesi po udhëtonte nga Nanta drejt Kardifit, u zhduk nga radarët ndërsa kalonte mbi kanalin e La Manshit.

Gazeta argjentinase, “Klarin” publikoi edhe mesazhin zanor që sulmuesi i dërgoi miqve të tij, gjatë udhëtimit ku nuk arriti asnjëherë në destinacion.

Një mesazh dramatik ai i sulmuesit. Në total audio zgjat 50 sekonda dhe vërtetësia e saj u konfirmua edhe nga i ati i Emiliano Sala-s.

“Jam në këtë avion, që duket sikur po bëhet copash. Po shkoj në Kardif. Nëse për një orë e gjysmë nuk keni lajme nga unë, ejani të më kërkoni. Sa frikë që kam!”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=6JvlP8I4ngI

A2 CNN Livestream

Latest Videos