Rapsodët nga Dibra, përçuesit e traditës dhe folklorit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 13:11 | Aktualitet
Rapsodët nga Dibra, përçuesit e traditës dhe folklorit

Që nga viti 1971 nuk kanë munguar në asnjë organizmi të festivalit folklorik të Gjirokastrës, duke përfaqësuar traditën dhe folklorin e zonës së Dibrës.

Rapsodët, Rakip Pashnjari dhe Bajram Doda, mund të cilësohen pa asnjë mëdyshje si artistë që kanë një jetë në skenë.

Sot me 70 vitet e jetës së tyre mbi supe dhe me mbi 50 vite të jetës artistike, kujtojnë me nostalgji koleget e tyre artistë që nuk jetojnë më, ndërsa materialet që përgatiteshin në festivalet folklorike i cilësojnë si thesare të kombit shqiptar.

“Për Bajram Dodën, festivalet folklorike ishin një festë mbarëkombëtare, që përveç doktrinës së kohës shfaqin në të njëjtën kohë edhe vlera mjaft të bukura dhe autentike të folklorit të çdo zone.”

Për të, pjesëmarrja më parë ka qenë më masive duke përfshirë edhe brezin e ri.

“Ndërthurja e materialeve të luajtura në skenën e festivalit që nga rapsodët e vjetër tek ata më të rinj shikohet si një nga veçoritë e bukura të këtij festivali, që ka si mision edhe përçimin e vlerave folklorike nga brezi në brez”, tha Bajram Doda, rapsod Dibër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos