Pingul me tokën, momenti i rrëzimit të avionit kapet në kamera

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 13:54 | Bota
Pingul me tokën, momenti i rrëzimit të avionit kapet në

Momenti i fundit në fluturim i një avioni në Kinë është kapur në kamera. Në pamjet filmike, avioni me 132 pasagjerë shihet teksa bie pingul me tokën, në një zonë malore në jug të Kinës. Mjeti fluturues i modelit Boeing 737 po udhëtonte nga Kunming për Guangzhou, kur papritur ra në provincën Guangxi dhe u shkrumbua nga flakët. Autoritetet nuk kanë pritshmëri për të gjetur të mbijetuar, teksa numri i jetëve të humbura dhe arsyeja e rrëzimit të avionit, ende nuk dihen.

Kompanitë ajrore të Kinës zakonisht kanë një rekord të mirë sigurie: aksidenti i fundit madhor ndodhi para 12 viteve. Më shumë se 600 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës janë shpërndarë në zonën e rrëzimit, sipas asaj që raporton media publike e Kinës. Zjarrfikës, që mbërritën të parët në kodrën e Guangxi, kanë arritur të shuajnë zjarrin. Pamjet e kapura nga banorët lokalë, janë bërë virale dhe shfaqin zjarr, tym dhe mbetje të avionit të përplasur.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, njoftoi se ka angazhuar hetuesit e saj për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie. Raportohet se avioni ka qëndruar në ajër për mbi 1 orë dhe po i afrohej destinacionit, ndërsa pilotët nuk kanë sinjalizuar për probleme. Mjeti fluturues Boeing 737 ishte prodhuar përpara 7 viteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos