Më herët ka qenë kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura, por sot infeksionisti Pëllumb Pipero deklaron se ka ardhur momenti që ato të bëhen të detyrueshme me ligj. Për A2, Pipero thotë se pavarësisht shifrave në rritje të të infektuarve në Kosovë, nuk është e nevojshme mbyllja e kufirit me Shqipërinë. Për infeksionistin, sot çdo njeri duhet të konsiderohet pozitiv, maska është ajo që na mbron 95% nga infektimi. (A2 Televizion)
Pipero për maskat: Të detyrueshme me ligj, mbrojnë 95% nga infektimi
