
9 anëtarë të një anije me flamur norvegjez u morën peng nga piratët pranë brigjeve të Beninit në Afrikën Perëndimor.
Anija që transportonte gips, një material i përdorur si fertilizues, ishte e ankoruar në momentin e sulmit, bën me dije pronari i saj J.J.Ugland.
Gjiri i Guineas është një nga zonat më të rrezikshme pasi sulmohet shpesh herë nga piratët, deklaron Zyra Ndërkombëtare Detare. Mbi 62 detarë janë rrëmbyer këtë vit në brigjet e Nigerisë, Guineas, Togos, Beninit dhe Kamerunit.
(A2 Televizion)