Sebastian Vettel u ngjit në podium për herë të parë në këtë sezon shumë të vështirë për Ferrarin në përgjithësi dhe për të në veçanti.
Piloti gjerman, në Çmimin e Madh të Turqisë, tregoi se nuk janë rastësi 4 titujt kampion bote në F1 që ka fituar gjatë karrierës së tij. Në një pistë të lagur dhe me shikueshmëri shumë të ulët nga shiu, Vettel bëri një nisje perfekte të garës.
Nga vendi i 11, gjermani e pa veten në vendin e tretë në fundin e xhiros së parë, pozicion në të cilin përfundoi edhe garën e Stambollit. (A2 Televizion)