
Florian Markut i mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muimba, në sfidën e boksit të zhvilluar në Britaninë e Madhe.
Boksieri shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të shpeshta.
Marku e hodhi dy herë në tapet rivalin, por ai e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë.
Marku merr kështu fitoren e 7 në 7 ndeshje. (A2 Televizion)