All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ka thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $ për pastrim parash

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 13:11 | Bota
Ka thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1
All - Paragraf - 1

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

Shuma rekord, 1,3 miliardë dollarë australianë (920 milionë dollarë amerikanë) u shpall të enjten nga AUSTRAC, një rregullator në Australi që lufton krimet financiare. Si pjesë e marrëveshjes, Westpac pranoi se ka thyer ligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit më shumë se 23 milionë herë.

All - Paragraf - 3

Nëse gjoba miratohet nga një gjykatë australiane, do të ishte ndëshkimi më i madh ndaj një korporata në historinë e vendit. Rekordin e mëparshëm e mban Banka Australiane e Komonuelthit, e cila në vitin 2018 u gjobit me 700 milionë dollarë australianë (493 milionë dollarë amerikanë) pasi pranoi se kishte shkelur ligjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos