Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, plagoset Preng Gjini dhe një kalimtar, shtetas italian

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 19:09 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, tek ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake një sasi eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të një makine tip Benz duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili është identifikuar si shtetasi Preng Gjini. I plagosur ka mbetur edhe një këmbësor, shtetas italian.

Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

https://a2news.com/video/kush-eshte-preng-gjini-objektivi-i-atentatit-me-tritol-ne-tirane/

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Ndërkohë që në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.

Deklarata e drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj

“Është ngritur grupi hetimor nga specialistët e krimeve të rënda dhe nga departamenti i policisë kriminale dhe një qark tjetër që po kryejmë hetime. Po këqyret vendi i ngjarjes për të përcaktuar llojin e eksplozivit dhe kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Ka pista për një hakmarrje mes personit që është dëmtuar dhe disa personave të tjerë jashtë qytetit të Tiranës. Jemi ende në fazën e parë të hetimit. Nga shpërthimi është dëmtuar në sallën e operimit dhe një kalimtar që është lënduar lehtë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/15/atentati-ne-tirane-drejtori-i-policise-jep-detaje-i-plagosur-dhe-nje-shtetas-italian/

A2 CNN Livestream

Latest Videos