Një aksident i rëndë me pasoje vdekjeprurës eka ndodhur sonte në aksin Shkodër-Koplik.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Vrakës, ku pas një aksidenti me dinamika ende të paqarta që ka përfshirë dy autovetura, një Audi dhe një Mercedes, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet A.B, vetëm 20 vjeç, dhe kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)