Lezhë, gjendet një person i vdekur në një kanal

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 21:50 | Kronikë
Lezhë, gjendet një person i vdekur në një kanal

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së  personit të pajetë që është gjetur ditën e sotme në një kanal në Talë të Lezhës.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një shtetas rreth 60 vjeç, me inicialet V. Ç .

Kufoma është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë, ndërkohë që policia ka filluar hetimet mbi ngjarjen, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta, edhe pse paraprakisht nuk gjenden shenja dhune.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos