Plagoset me thikë punonjësi i policisë bashkiake në Berat

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 09:04 | Kronikë
Plagoset me thikë punonjësi i policisë bashkiake në Berat

Një punonjës i policisë bashkiake në Berat është plagosur me thikë nga një 55-vjeçar, i cili është në pranga nga policia.

Bëhet e ditur nga policia se arrestimi i shtetasit me iniciale M.K. u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me thikë duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos