
Policia e Dibrës ka njoftuar se ka arrestuar 26-vjeçarin i cili plagosi me thikë vëllain e tij 23-vjeçar, që më pas humbi jetën në spital.
Shtetasi me inicialet F. T. u gjet në një banesë të braktisur, në fshatin Kurbeg të Maqellarës. Ky shtetas, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)