Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e një dite më parë në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar, duke bërë të mundur identifikimin e autorit.
“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, të plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit, ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit, ku falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit Kadri Kurtaj (Imeri), shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në banesa dhe ambiente në të cilat kishin informacion që mund të fshihej autori i plagosjes së shtetasit E.P(T)”
Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi, shërbimet e policisë kanë gjetur armen e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T).
Gjithashtu janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Koçi, 52 vjeç. (A2 Televizion)