
Është arritur të zbardhet pas disa ditësh ngjarja e rëndë në qytetin e Lionit ku një prift u qëllua me armë zjarri pranë një vendi të shenjtë. E nëse hetimet përfshinë dhe pistën e terrorizmit, shkaqet janë tërësisht ndryshe.
Një person i arrestuar tashmë për ngjarjen pranoi përpara hetuesve se e qëlloi priftin ortodoks grek javën e kaluar për shkaqe personale, pasi dyshonte se ai kishte një lidhje me gruan e tij.
Prifti 52 vjeçar Nikolaos Kakavelakis u qëllua dy herë me shotgun më 31 tetor pranë kishës së tij. Ai mund të flasë për prokurorët vetëm të mërkurën e kaluar pasi doli nga koma.
Ngjarja ku ai mbeti i plagosur erdhi vetëm 3 ditë pas sulmit në Kishën e Nice, ku një person vrau me thikë 3 besimtarë. (A2 Televizion)