
Një punonjës i policisë së burgjeve është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete te parkimi i urgjencës së pediatrisë në Tiranë.
Policia bën të ditur se i plagosuri është shtetasi me iniciale Sh. H., 47 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.
“Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. (A2 Televizion)