Një person është qëlluar me armë zjarri pak para mesditës së të martës në Kavajë. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 në lagjen numër 2.
Sipas policisë, shtetasi Fitim Baboqi, 31 vjeç, për motive të dobëta ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit R.T. 53 vjeç, duke e lënë të plagosur.
53-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes ka vijuar të qëllojë në ajër me kallashnikov, edhe pas plagosjes, por kanë ndërhyrë disa persona që e njihnin, të cilët e kanë “izoluar”, derisa policia ka mbërritur dhe e ka shoqëruar. (A2 Televizion)