Plagosje me armë zjarri në një lokal të Korçës, jashtë rrezikut 53-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 21:08 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në një lokal të Korçës,

Një person i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur  në mbrëmje në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake të A2 CNN bëhet me dije se i plagosuri, shtetasi Romeo Berberi, rreth 53 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr. 16 në Korçë, pranë Xhamisë së re. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që janë ende të pa zbardhura rrethanat e konfliktit.

Policia ka ngritur postblloqe në akset nacionale për kapjen e autorit të plagosjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos