Pogradec, banesa përfshihet nga flakët, shpëtojnë familjet

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 17:59 | Kronikë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Pogradec, pikërisht në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz, në një strukturë që sipas informacioneve është një banesë kolektive ku jetonin 2 familje me 8 anëtarë.

Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos