Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 47-vjeçari qëllohet në shpatull në një rrugicë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 13:30 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 47-vjeçari

Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Shkodër. Lajmi mësohet nga policia e qytetit verior, që bën me dije se, plagosja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërkohë që kanë qenë mjekët ata që kanë vënë në dijeni policinë.

Aktualisht, po hetohet mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Deri tani, personi i plagosur nuk ka treguar gjë mbi dinamikën se çfarë dhe si ka ndodhur.

“Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli i saj. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimit e autorit/ëve të tij.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shkodrës

A2 CNN Livestream

Latest Videos