Shkoi me shokët për të peshkuar, por ra në kanalin e Pojanit, mbytet 20-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 13:16 | Kronikë
Shkoi me shokët për të peshkuar, por ra në kanalin e

Një djalë rreth 21 vjeç është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier. Viktima është identifikuar si H. S., banues në Roskovec.

Mësohet se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët, kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas kërkimeve të pandërprera përrreth 2 orë nga Policia.

"Fier/Informacion paraprak

Viktima është identifikuar si H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos