
Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Në kuadër të operacionit “The eye”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit I. A. (K). i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, përmes mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione dhe në këmbim të shumave monetare iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme, të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)