
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet.
Policia ka bërë të ditur se shtetasi me inicialet E.M. 26 vjeç, është dërguar në spital rreth orës 18:35 minuta për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta në rrugën "Asdreni" në Fushë Mëzez, Kashar.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. (A2 Televizion)