Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 21:31 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 20:45 është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat. Burime nga spitali bëjnë të ditur se ai është plagosur në këmbë me armë zjarri.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos