Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 20:57 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, 1 viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Në vendin e quajtur "Dajç", 20-vjeçarja me inicialet F.B., banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip Renault, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë 73-vjeçarja I.K., pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në spital për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/22/vlore-makina-perplas-kembesorin-nderron-jete-50-vjecari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos