
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës, në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit. Nga informacionet e para bëhet e ditur se një person është qëlluar në pjesën e barkut dhe është transportuar në Spitalin e Shkodrës.
I plagosuri është shtetasi me inicialet P.B., 48 vjeç. Dyshohet për një hakmarrje të vjetër. (A2 Televizion)