
Policia e Bulqizës ka arrestuar një 18 vjeçar, i cili dyshohet si autori i një plagosje me thikë në zonën e Ostrenit.
Nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi 18 vjeç ka plagosur me thikë bashkëfshatarin e tij B.K., 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)