
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi menjëherë për situatën e krijuar në Elbasan, ku ka rënë zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, shumë pranë inceneratorit.
Ministri deklaroi se janë shtuar masat e sigurisë në fushat e mbetjeve, dhe shtoi se ka dyshime se zjarri në Elbasan, por erdhe tentativa në Fier, janë të qëllimshme.
“Kam urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfield-ëve - fushave të mbetjeve në të gjithë vendin. Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarrvënie.
Policia e Shtetit ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme”, shkruan Taulant Balla. (A2 Televizion)