Plagosje me thikë në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 15:39 | Kronikë
Plagosje me thikë në Tiranë

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pas një konflikti me një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes. Sipas Policisë, i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos