
Prokuroria e Durrësit merr te pandehur Petrit Fushën ish drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës. Ish-prokurori akuzohet për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë”. Hetimi ndaj tij fillimisht ka qenë në SPAK, por më pas dosja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen nga pozicioni në shkurt të këtij viti. Ai ka ushtruar detyrën e prokurorit që prej vitit 1997. Për 15 vite ka punuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa u emërua në krye të saj ën vitin 2013. Në vitin 2017, u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.
"Shtetasi Petrit Fusha, ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit i është nënshtruar procesit të rivlerisimit. Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij me cilesinë e të pandehurit", thotë Prokuroria e Durrësit.
"Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronesi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë patur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare". (A2 Televizion)