Plani i Kinës për paqen, Biden: Nëse i pëlqen Putinit, nuk bën

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 10:25 | Bota
Plani i Kinës për paqen, Biden: Nëse i pëlqen Putinit, nuk

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha në botë, dështuan të arrijnë konsensus mbi një dokument final, në përfundim të samitit të G20-tës, pasi Kina refuzoi të dënonte pushtimin në Ukrainë.

Pekini nuk pranoi disa pjesë të deklaratës së G20-tës që denonconin me termat më të ashpër agresionin.

Paragrafët ishin aprovuar në samitin e liderëve të G20-tës ne bali gjatë muajit nëntor.

Moska tha se shtetet perëndimore antiruse e kishin destabilizuar G20-tën. Ngërçi në samit erdhi pasi Pekini publikoi një plan për t’i dhënë fund konfliktit i cili shihet nga disa si pro-rus.

Pasi ka qëndruar në prapaskenë që prej nisjes së luftës një vit më pare, Kina i shtoi përpjekjet diplomatike lidhur me konfliktin gjatë javëve të fundit.

Kryediplomati i saj, Wang Yi zhvilloi një tur në Europë që kulmoi me një takim të ngrohte me presidentin rus Vladimir Putin.

Në planin 12 pikësh të paqes, Kina kërkon respekt të sovranitetit, por dokumenti nuk e specifikon se Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe nuk e dënon pushtimin rus.

Dokumenti kinez u mirëprit nga Rusia duke nxitur presidentin Biden të thotë; “Sa i mirë mund të jetë një plan që duartrokitet nga Putin?”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos