Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, vdesin të gjithë personat në bord

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 08:24 | Bota
Rrëzohet helikopteri i ndihmës së shpejtë, vdesin të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 5 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror.

Mësohet se si pasojë e rrëzimit të helikopterit të ndihmës së shpejtë nuk ia dolën të mbijetonin piloti, dy mjekët si dhe pacienti dhe familjari i tij që e shoqëronte.

Ngjarja ndodhi në Stagecoach, shumë pranë qytetit të Reno, ndërkohë që shkaqet e aksidentit ajror janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos