Plani i masave, sa po adresohen shqetësimet e bizneseve?

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 16:50 | Aktualitet

Pas largimeve nga puna të 40 000 të punësuarve në mars, të dhëna të tjera konfirmojnë goditjen e fortë që po pëson ekonomia shqiptare si pasojë e koronavirusit. Instituti i Statistikave raporton se muajin e kaluar eksportet e mallrave dhe produkteve shënuan një rënie historike. Ato arritën vlerën e 18 miliardë lekëve, duke u ulur me 36.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29.0 % kundrejt shkurtit të këtij viti. Goditjen më të fortë e kanë pësuar fasonët, me rënie 18.4%; pasuar nga “Materiale ndërtimi dhe metale”; si dhe grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. I ftuar: Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos