
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Twitter ndaj planit të paraqitur nga kryeministri Edi Rama për të mbrojtur shqiptarët nga kriza energjetike që sipas tij po afron.
Por kreu i partisë opozitare mendon që plani dhe vetë kriza e shpalosur fshehin në të vërtetë “vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë”.
Sipas Bashës, abuzimet do të jenë të ngjashëm me ato që sipas tij qeveria ka kryer “me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”.
Sot Rama prezantoi një plan me vlerë rreth 200 milionë euro, që sipas tij do të mbrojë familjet dhe bizneset e vogla nga rritja e faturës elektrike, ndërkohë që ka premtuar se nuk do të ketë ndërprerje energjetike. (A2 Televizion)