Rusët bombardojnë Kharkivin, luftime të ashpra edhe në Bakhmut e Donetsk. Kanadaja dërgon Leopard 2

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 09:14 | Bota
Rusët bombardojnë Kharkivin, luftime të ashpra edhe në

Ushtria ruse po bombardon qytetin e Kharkiv dhe zona të tjera të rajonit në Ukrainën lindore këtë mëngjes, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në Bakhmut, Donetsk, Avdiïvka, Lyman dhe Novopavliv.

Një raketë S-300 goditi qendrën e qytetit të Kharkivit, ende nuk ka informacione mbi viktimat dhe shkatërrimet e mundshme.

Ndërkohë Federata Ruse po përqendron përpjekjet e saj në kryerjen e veprimeve sulmuese në drejtimet Kupyan, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Novopavliv”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes shkroi në Twitter se qyteti i Bakhmut është gjithnjë e më i izoluar"

"Ndërsa rrugët e shumta alternative të furnizimit në të gjithë vendin mbeten të disponueshme për forcat ukrainase, qyteti i Bakhmut është gjithnjë e më i izoluar. Dy rrugët kryesore të qytetit për mbrojtësit ukrainas - M03 dhe H32 - tani janë të kërcënuar të dyja nga zjarri i drejtpërdrejtë, pas avancimit rus”.

Në fjalimin e tij të përnayshëm presidenti ukrainas deklaroi se situata në front po bëhet gjithnjë e më e ashpër në Bakhmut, Vugledar dhe Lyman

Ndërkohë Kanadaja ka dërguar drejt Ukrainës tankun e parë Leopard 2.

Vendi i Amerikës së Veriut "është në anën e popullit ukrainas dhe ne do të vazhdojmë t'i furnizojmë forcat e armatosura ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të fituar", tha ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, duke shpërndarë foto dhe një video të dërgesës së tankut. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/04/ukraina-dhe-rusia-arrijne-marreveshje-kembejne-mbi-100-ushtare-te-burgosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos