
Fotografi i njohur Steve Winter po fotografonte disa tigra në një park privat në Oklahoma, si subjekt i një reportazhi për revistën prestigjioze National Geographic.
Vëmendje e tij po përqendrohej te Langely, një ligër i madh që edhe pse ende këlysh 18-muajsh, peshon rreth 125 kilogramë. Ligri është një shartim midis një luani dhe një tigri, diçka që mundëson dimensionet e mëdha të këtyre ekzemplarëve.
Por në këtë rast Langely, ndoshta thjesht nga kurioziteti dhe dëshira për të luajtur, i hidhet fotografit, duke mos iu përgjigjur urdhrave të rojës kujdestare që e mbante të lidhur.
Pamjet janë vërtetë të frikshme, por falë xhupit dhe me siguri edhe synimit paqësor të “bishës”, Winter mund ta tregojë me buzëqeshje aventurën e tij. (A2 Televizion)