Udhëtim në “ferr”, zjarrfikësit mes flakëve në Australi

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 15:29 | Kapur në kamera
Udhëtim në “ferr”, zjarrfikësit mes flakëve

Një video dramatike vjen nga Australia, ku zjarrfikës udhëtojnë me makinë në mes të pyllit të “ndezur” nga flakët.

Prej më shumë se dy muajsh vendi është përfshirë nga zjarret që kanë dalë nga kontrolli, falë edhe erërave të forta dhe temperaturave të larta.

Mijëra vetë në zonën e bregdetit juglindor janë detyruar të largohen nga banesat dhe të ngrenë kampingje në plazhe për t’iu shmangur ferrit. Në qytezën Mallacoota rreth 4 000 vetë janë evakuuar dhe tanimë askush nuk mund të hyjë apo të dalë prej andej.

View this post on Instagram

A post shared by A2 (@a2_news) on (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos