All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

"Po digjem!" Dëshmitë tronditëse të familjarëve të viktimave pas përplasjes së trenave në Greqi

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 17:40 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Mediat në Greqinë fqinje kanë publikuar dëshmi tronditëse nga familjarët e viktimave pas përplasjes së dy trenave.

Pas ngjarjes së rëndë, dhjetëra qytetarë u mblodhën në stacionin qendror të Larisës ku kërkonin informacion rreth familjarëve të tyre që ndodheshin në dy mjetet që u përplasën. Shumë prej tyre janë parë duke pritur me lot në sy të marrin vesh fatin e të afërmve të tyre.

All - Paragraf - 3

Nikos Makris dhe gruaja qëndronin të ulur në trotuar jashtë spitalit duke pritur që të merrnin informacione për nusen e tyre.

“Po presim këtu që nga ora 2 e mëngjesit për të marrë lajmë nga Maria,” tha Nikos për Reuters ndërsa tregoi se nusja e tij ndodhej në vagonët e përparmë të trenit, ku temperatura arriti deri në 1300 gradë Celsius.”

"Do të jemi me fat nëse do të kemi një trup për të varrosur," shtoi ai teksa e shoqja nuk i mbante dot lotët.

Po kaq shokuese është dëshmia e një babai që në momentin e përplasjes po fliste në telefon me të bijën.

All - Paragraf - 7

“Vajza më telefonoi dhe më tha: ‘po digjem.’ Më tha që flokët po i merrnin flakë dhe po ulëriste.”

Ata që arritën të mbijetonin vetëm me disa lëndime të lehta e përshkruajnë momentin e përplasjes me detaje rrëqethëse.

“Kishte panik, zjarri shpërtheu menjëherë dhe na rrethoi pasi vagoni u kthye përmbys,” tregoi një pasagjer 28-vjeçar për mediat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/perplasen-2-trena-ne-larisa-te-greqise-viktima-dhe-te-plagosur/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos