Po kalonin në rrugë, i zë muri i një ndërtese, humbin jetën dy adoleshentë në ishullin grek

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 16:48 | Bota
Po kalonin në rrugë, i zë muri i një ndërtese, humbin

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi fuqishëm dy shtete, Turqinë dhe Greqinë.

Deri tani, janë konfirmuar me dhjetëra ndërtesa të shembura në Turqi, duke konfirmuar 6 persona të vdekur, ndërsa ekziston frika për shumë të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, edhe në ishullin grek Samos janë shembur disa ndërtesa, mes tyre edhe një kishë, ndërsa janë konfirmuar edhe dy persona të vdekur. Mediat greke bëjnë të ditur se viktimat janë dy të rinj, 17 dhe 15 vjeç, të cilët janë zënë nga muri i shembur i një ndërtese. Sipas Mbrojtjes Civile në Greqi, ata ishin duke kaluar në një rrugë të ngushtë kur një mur u shemb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos