“Po rrezikohen jetët e drejtuesve më të lartë”, PD kërkon ndërhyrjen e policisë

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 12:55 | Politikë
“Po rrezikohen jetët e drejtuesve më të lartë”,

Partia Demokratike ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, duke theksuar se “po vihen në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë”.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, lexohet në deklaratën e PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/08/situata-ne-pd-meta-shmangni-dhunen-e-domosdoshme-gjetja-e-nje-zgjidhjeje/
https://www.youtube.com/watch?v=6vr0hVkHF9c

A2 CNN Livestream

Latest Videos