Dhunoi të vëllain dhe kërcënoi nënën, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 14:50 | Kronikë
Dhunoi të vëllain dhe kërcënoi nënën, arrestohet

Një 32-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia lokale pasi kishte dhunuar vëllain e tij dhe kishte kërcënuar mamanë.

Policia tha se falë ndërhyrjes së saj në kohë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje. Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin: - I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë. Shtetasi  I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos