Tragjedi në Pogradec, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup.
Nga burimet mësohet se kemi të bëjmë me një 36-vjeçare dhe të bijën vetëm 10-vjeçare, banore të fshatit.

Ende nuk dihen detajet e tragjedisë, paraprakisht mendohet se e ëma, që ndërkohë po punonte në arë, ka tentuar të shpëtojë të bijën që duke lozur kishte përfunduar në rezervuarin e vogël por të thellë rreth 3 metra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e fatkeqësisë.
Ndërkohë që trupat janë nxjerrë tashmë nga rezervuari, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e fatkeqësisë. (A2 Televizion)