Pogradec, protestojnë pensionistët dhe minatorët

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 10:43 | Sociale

Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve kanë dalë sot në protestë, në qytetin e Pogradecit.

Sipas organizatorëve, protesta i është drejtuar qeverisë për të kërkuar rritje të pensioneve dhe të paketës së ndihmës, pasi sipas tyre ato janë shumë të ulëta dhe aktualisht nuk ia dalin dot.

Pensionistët kërkojnë edhe subvencione më të larta për dritat, ujin dhe energjinë, dhe në përgjithësi më shumë shërbime kundrejt tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=t7PE24npwJA

Nga ana e tyre, minatorët protestojnë për rrogat, që sipas tyre janë “sa gjysma e pagesës së telefonave të deputetëve”, siç shkruhet në pankartat që mbajnë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos