Pokeri vetëm për guximtarë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 19:45 | Kapur në kamera

Në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dashamirësit e pokerit kanë vendosur të luajnë në rrethana aspak të përshtatshme.

Një video e bërë virale tregon 4 burra të ulur në një arenë, duke luajtur poker, ndërkohë që një dem vjen dhe i përplas pa mëshirë.

Qëllimi është të qëndrosh në tavolinë sa më gjatë të jetë e mundur, megjithëse nga videoja e postuar duket se është e pamundur të qëndrosh edhe për pak sekonda, me demin që “pastron” tavolinën me gjithë lojtarë.

Fituesi i asaj që quhet “Cowboy Poker” shpërblehet me 500 dollarë, ndërsa vendi i dytë një xhaketë lëkure. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos