Polemika pas drekës, Messi mbledh ekipin, Barca thyhen protokollin anti-covid

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 12:52 | Futboll
Polemika pas drekës, Messi mbledh ekipin, Barca thyhen protokollin

Polemika rreth Barcelonës dhe Leo Messi-it, pas një dreke që kapiteni organizoi në shtëpinë e tij me shokët e skuadrës. Festa e yllit argjentinas, pas triumfit në Kupën e Mbretit dhe për të konsoliduar grupin, përpara sprintit final në kampionat, shkaktoi shumë polemika.

Futbollistët blaugrana u akuzuan se kanë thyer protokollin sanitar dhe shkelën masat anti-covid. Rregullat e autoriteteve shëndetësore në Spanjë, por edhe në La Liga e ndalojnë grumbullimin e më tepër se gjashtë personave. Sikur kjo të mos mjaftonte, prej përfundimit të gjendjes së alarmit më 9 maj, janë të ndaluara edhe grumbullimet në shtëpi.

Kjo ishte hera e parë që Leo Messi hap dyert e shtëpisë në Castelldefels për të pritur të gjithë shokët e skuadrës. Sipas mediave spanjolle, futbollistët e Barcelonës konsumuan asado, barbekjunë karakteristike argjentinase.

Pas mesdite, në shtëpinë e sulmuesit u dëgjuan edhe thirrjet “kampionë”. Edhe pse kontrata e Messit përfundon në qershor dhe ka shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së tij, numri 10 mbetet tërësisht i bindur te projekti i Barcelonës dhe shpreson ta mbyllë sezonin me dy trofe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos