Çalhanoglu, heroi i Interit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 22:59 | Futboll
Çalhanoglu, heroi i Interit

Inter ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Heroi i zikaltërve ishte Hakan Çalhanoglu, i cili i dha 3 pikë shumë të vlefshme Interit me golin e tij nga jashtë zone, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në minutën e 85 të ndeshjes, që pati disa ndërhyrje të VAR-it.

Me këtë sukses, zikaltërit ngjiten në vendin e dytë të grupit, me 6 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Bayern Munchen, ndërkohë që Barcelona renditet e treta, me 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Liverpool mposhti 2-0 Rangers, Napoli shkatërroi 6-1 Ajax, Club Brugge regjistroi fitoren e tretë radhazi në grup, pasi mundi 2-0 Atletico Madrid, Eintracht-Tottenham 0-0 dhe Porto-Bayer Leverkusen 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos