Bayern “asfalton” çekët e Viktorias për 20 minuta

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 21:02 | Futboll
Bayern “asfalton” çekët e Viktorias për 20 minuta

Bayern Munchen arriti një fitore të lehtë ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Stadium”.

Kampionët e Gjemanisë zgjidhën gjithçka brenda 20 minutave të para, duke shënuar tri herë me Sane, Gnabri dhe Mane.

Gjatë pjesës së dytë, Bayern e thelloi epërsinë me Sane sërish dhe Choupo-Moting.

Me 9 pikë të plota nga 3 ndeshjet e para të grupit, Bayern kryeson bindshëm grupin ku bëjnë pjesë edhe Barcelona e Inter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos