Një video është bërë virale, ditët e fundit, në rrjet ku tregohen forcat e policisë në Egjipt gjysmë të zhveshur ndërsa parakalojnë përpara presidentit të vendit El Sisi.
Dhjetëra policë muskulozë të sapodiplomuar, të shoqëruar nga një muzikë dramatike shfaqen të hipur mbi makina, tanke dhe një platformë, ndërsa valëvisin flamurin egjiptian.
Eventi u transmetua nga shumë televizione në Egjipt dhe shkaktoi debate në rrjetet sociale pasi shumë e krahasuan atë me një paradë të komunitetit LGTBI. (A2 Televizion)