Një video tronditëse është shpërndarë nga Policia e shtetit të Indianës në SHBA, ku shfaqet një 5-vjeçar që përpiqet të reagojë pasi grabitës të armatosur kanë hyrë në banesën e tij. Kamerat e sigurisë brenda dhomës tregojnë momentin kur 4 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpi dhe pasi i kanë vënë pistoletën një djali të ri që u hapi derën, afrohen në dhomën ku vogëlushi ndodhej me nënën e tij.
Policia tha se ndërsa vogëlushi i godiste me sende dhe me grushte, pati edhe të shtëna armësh, por fatmirësisht askush nuk u plagos. Policia e shpërndau videon për të sensibilizuar banorët e komunitetit dhe për të ndihmuar në identifikimin e katër grabitësve. (A2 Televizion)