Polici i dehur hyn me makinë në shtëpinë e të moshuarit, më pas e plagos me armë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 09:03 | Kronikë
Polici i dehur hyn me makinë në shtëpinë e të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në lagjen “Sheq i madh”në qytetin e Fierit.

Sipas policisë P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "Benz", në lagjen "Sheq i Madh", ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke hyrë në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë,  P. Sh. ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi i FNSH është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe SHÇBA ka nisur veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos